Policia bën 112 vjeç/ Naço: Policia e Shtetit, shtyllë themelore e stabilitetit në vend

schedule11:14 - 13 Janar, 2025

schedule 11:14 - 13 Janar, 2025

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço deklaroi se Policia e Shtetit është shtyllë themelore e stabilitetit në vend.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, Naço u shpreh se policia në vend, është njësoj e përparuar si në vendet e Bashkimit Evropian.

“Sot është ditë me rëndësi, për ata që kanë kontribuar për sigurinë e Shqipërisë. 112 vjet më parë u hodhën themelet për Policinë e Shtetit. Mirënjohje për punonjësit e policisë, është jo vetëm detyrë ligjore, por edhe mision. 112 vjet më parë, nuk janë shifër, por përfaqësojnë përpjekje për të ndëruar një strukturë policiore. Policia e Shtetit shtyllë themelore e stabilitetit në vend. Policia e Shtetit sot, është njësoj e përparuar si në vendet e Bashkimit Evropian. Policia nuk është një individ, por institucion që i shërben atdheut”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!