Policia belge sekuestron rastësisht 5 tonë kokainë

schedule15:50 - 13 Qershor, 2023

schedule 15:50 - 13 Qershor, 2023

Policia belge ka sekuestruar rastësisht pesë tonë kokainë në qytetin e Gentit, njoftuan mediat lokale.

Operacioni fillimisht kishte nisur për një rast vjedhjeje të një makine në Bruksel, sipas të përditshmes flamande Het Nieuwsblad.

Hetimi i dërgoi autoritetet në Gent, ku mëngjesin e së hënës gjetën sasinë e madhe të kokainës në një vend.

Vlera e kokainës së konfiskuar është të paktën 200 milionë euro.

Policia ka sekuestruar edhe para të gatshme dhe armë gjatë operacionit.

Sipas raportit, ky ka qenë një nga operacionet më të mëdha në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!