Policia arreston mbështetësit e Navalnyt në aeroportin e Moskës

schedule17:20 - 17 Janar, 2021

schedule 17:20 - 17 Janar, 2021

Policia ruse ka arrestuar mbështetësit e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny në aeroportin Vnukovo të Moskës ndërsa prisnin që ai të mbërrinte nga Gjermania.

Politikani i opozitës Lyubov Sombol shihet duke u larguar nga policia brenda një terminali në Vnukovo në një video të postuar në mediat sociale.

Navalny, një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin, njoftoi vendimin e tij për t’u kthyer nga Gjermania të mërkurën, duke thënë se i mungonte Moska dhe ishte indiferent ndaj asaj që ai e përshkroi si çështje “të trilluara” penale kundër tij.

Një ditë më vonë, shërbimi i burgut i kryeqytetit rus njoftoi se do të bënte gjithçka që për ta arrestuar sa më shpejt që ai të kthehej, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve të pezullimit të dënimit të tij të përvetësimit. /abcnews.al