Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë makinën që se kishte të tij

schedule08:21 - 15 Shtator, 2021

schedule 08:21 - 15 Shtator, 2021

Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 36-vjeçar italian, pasi ka tentuar të shesë një automjet të që nuk e kishte në pronësi. Sipas uniformave blu është prangosur M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Citroen”.

Njoftimi i plotë:

Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.

Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

g.v/abcnews.al