Autori i dyshuar për vrasjen e gjashtë personave në paradën e 4 korrikut në Çikago, e kishte planifikuar sulmin për javë të tëra, thotë policia amerikane.
Organet e zbatimit të ligjit besojnë se Robert Crimo III, 21 vjeç, bleu në mënyrë të ligjshme armën që përdori në sulm.
I dyshuari besohet se ishte maskuar me rroba grash, shtuan zyrtarët. Rreth 30 persona u plagosën gjithashtu në të shtënat të hënën në paradën e Ditës së Pavarësisë në Highland Park.
Duke folur në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Task Forcës së Krimit të Lake County, Chris Covelli tha se u gjetën armë zjarri të shumta që i përkisnin Crimo, të gjitha të blera në zonën lokale.
Përveç armës së përdorur në sulm, policia gjeti “një pushkë tjetër në automjetin e tij,” tha zoti Covelli.
Policia thotë se janë ende duke grumbulluar informacione rreth të shtënave, gjatë së cilës i armatosuri i dyshuar akuzohet se ka qëlluar më shumë se 70 plumba.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se viktimat ishin në shënjestër rastësisht dhe se nuk kishte asnjë informacion që të sugjeronte se sulmi ishte i motivuar nga urrejtja racore ose fetare. /abcnews.al