Policia aksion në Tiranë, arrestohen 20 drejtues mjetesh, i hiqet patenta 139 të tjerëve

schedule18:57 - 15 Qershor, 2020

schedule 18:57 - 15 Qershor, 2020

20 shoferë janë arrestuar , ndërkohë 139 leje drejtimi të automjeteve janë pezulluar gjatë 24 orëve të fundit.

Uniformat blu të kryeqytetit lajmërojnë se po ashtu janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);

Njoftimi i plotë

Shpejtësia dhe alkooli, në fokusin e rrugorëve të kryeqytetit.

Krahas masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, efektivët e Policisë Rrugore të kryeqytetit kanë vijuar kontrollet parandaluese për shkeljet që janë jo vetëm rrezik i shtuar për aksidentet rrugore, por edhe fenomen shqetësues për mbarëvajtjen e trafikut në tërësi.

Patrullimet dhe kontrollet janë përqëndruar në ato segmente rrugore, si brenda dhe jashtë qytetit, të cilat janë evidentuar me risk të lartë për ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe:

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 20 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 15 të papajisur me leje drejtimi;

Janë pezulluar 139 leje drejtimi, nga të cilat 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 89 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 40 për shkelje të tjera të ndryshme;

Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);

Janë proceduar 225 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat;

Janë proceduar 269 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Janë proceduar 246 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!