Polici vrau fëmijën në Himarë, reagon Berisha: Krim i tmerrshëm, në plazhe nuk ka siguri

schedule16:32 - 2 Gusht, 2022

schedule 16:32 - 2 Gusht, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë 7 vjeçe humbi jetën pasi u godit nga skafi i drejtues nga Arjan Tase.

Lexo edhe: Nga akuzat për favorizimin e kultivimit të drogës, te rikthimi në detyrë, komisari përplas për vdekje 7-vjeçaren në Himarë

Berisha e quan ngjarjen një krim të tmerrshëm, teksa i shpreh ngushëllimet familjes që humbi fëmijën.

Ndër të tjera, Berisha dënon edhe mungesën e sigurisë në plazhet e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm!

Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.

I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!