Polici vrau 7-vjeçaren pasi ishte rikthyer në detyrë nga pezullimi, Policia e Shtetit: Mos na gjykoni, po punojmë me përshkushtim për ju

schedule23:21 - 2 Gusht, 2022

schedule 23:21 - 2 Gusht, 2022

Policia e Shtetit njoftoi pak më herët se kishte shkarkuar të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare të Vlorë duke nisur nga drejtuesit deri te personat që ishin në turn në kohën kur polici Arjan Tase vrau me skaf 7-vjeçaren në plazhin e Potamit.

Policia njofton se janë shkarkuar:

Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë; komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë; kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë; Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori; Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë; Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori; Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

Pas kësaj, policia kërkon nga qytetarët që të mos përbaltin punën e punonjësve të rendit nisur nga një ngjarje e veçuar si ajo e sotmja.

“Policia e Shtetit i shpreh edhe një herë familjes Avdia, ngushëllimet më të sinqerta, dhe siguron qytetarët se punonjësit e Policisë   në të gjithë vendin janë duke punuar me përkushtim dhe sakrificë për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmërinë, ndaj ngjarja shumë e rëndë që ndodhi mesditën e sotme nuk duhet të përbaltë dhe të hedhë poshtë punën e mijëra punonjësve të Policisë në të gjithë vendin”, shprehet Policia e Shtetit.

Gjatë ditës së sotme, Abcnews.al raportoi se polici Arjan Tase, është pezulluar nga detyra në vitin 2020 pas një operacioni të madhe anti-droge ku rezultoi se ai kishte mbështetur grupet kriminale për kultivimin e kanabisit. Tase u “pastrua” nga gjykata pasi prokurori që hetoi dosjen u arrestua nga SPAK.

Siç mëson abcneës.al, ai është rikthyer në polici me firmën e drejtorit aktual të Policisë së Shtetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!