Polici i burgjeve plagosi 39-vjeçarin: E qëllova se djali i tij më kishte sharë disa herë

schedule10:00 - 5 Tetor, 2020

schedule 10:00 - 5 Tetor, 2020

Gjatë mbrëmjes së të dielës policia njoftoi se rreth orës 20:15, në Paskuqan në periferi të Tiranës, 49-vjeçari Lavdrim Mema, punonjës i policisë së burgjeve ka goditur me qytën e pistoletës A.D., 39 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, deri sa është agravuar dhe Mema ka goditur me qytën e pistoletës 39-vjeçarin.

Ndërkohë detaje të reja janë bërë të ditura pas marrjes në pyetje të policit të burgjeve.

Përpara oficerëve Lavdrim Mema ka dëshmuar duke thënë se A.D më erdhën para shtëpisë dhe u ndjeva i trembur.

“E qëllova me qytën e pistoletës në kokë vetëm për ta frikësuar, por arma u shkrep vet një herë në ajër. Konfliktin e kisha me djalin e tij sepse disa herë më kishte ofenduar. Një ditë e ndalova dhe i fola. Në debat e sipër e qëllova me shpullë”, mësohet të ketë thënë Mena.

Më pas me sa duket 39-vjeçari ka kërkuar sqarim me policin e burgjeve deri sa gjithçka ka kaluar në konflikt e për pasojë shkaktimin e lëndimeve të 39-vjeçarit.

Sipas policisë, 39-vjeçari ka pasur dëmtime të lehta,  pas mjekimit ai është larguar në banesë.

Lavdrim Mema tashmë është arrestuar nga blutë e rendit për kanosje, prishje e rendit dhe qetësisë publike dhe plagosje e lehtë me dashje.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!