Polici denoncon të riun në Sarandë: Më ofendoi dhe shtyu

schedule12:52 - 28 Shkurt, 2022

schedule 12:52 - 28 Shkurt, 2022

Një efektiv policie në Sarandë ka denoncuar një të ri në polici. Sipas njoftimin të policisë 19 vjeçari i denocnuar e ka ofenduar dhe shtyrë policin 22 vjeçar gjatë ushtrimit të detyrës.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një funksion publik”, shtetasin A. S., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi G. L., 22 vjeç, me detyrë punonjës policie, se 19-vjeçari e ka ofenduar me fjalë dhe e ka shtyrë me forcë gjatë ushtrimit të detyrës së tij”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!