Policët e burgjeve protestë para zyrave të BE: Po diskriminohemi

schedule16:35 - 17 Gusht, 2022

schedule 16:35 - 17 Gusht, 2022

Një grup punonjësish dhe ish punonjësish të policisë në burgje protestuan sot para zyrave të BE-së në kryeqytet duke kërkuar rritje në pagë, trajtim ushqimor dhe kushte më të mira të punës. Ata thanë se po ndihen të diskriminuar.

Ata protestuan para zyrave të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, pasi nuk kanë më besim tek institucionet shqiptare. Janë punonjës dhe i-h punonjës të policisë së burgjeve të cilët kërkojnë rritje të pagës dhe kushte më të mira të punës.

Kreu i sindikatës, Valentin Macaj tha se punonjësit e policisë po diskriminohen.

Nëse kërkesat e tyre nuk realizohen, Macaj tha se në shenjë proteste policët e burgjeve do të nisin me vonesë shërbimin. /abcnews.al