Këto ditë, avionët e Forcave Ajrore Italiane po transportojnë qindra familje afgane nga Kabuli në aeroportin “Fiumicino” të Romës.
Në pritje të procedurave burokratike për të kërkuar azil në aeroportin e kryeqytetit italian, fëmijët e mbërritur nga Afganistani e kalojnë kohën të lumtur me burrat dhe gratë e policisë italiane që kujdesen për argëtimin e tyre pas traumave që kanë përjetuar.
Falënderimet për policinë italiane nuk munguan për iniciativën dhe dashurinë e treguar për fëmijët./ Abcnews.al