Polic, me “lejen” e SPAK/ Konfirmimi, një nga kriteret e veshjes së uniformës

schedule14:51 - 7 Korrik, 2024

schedule 14:51 - 7 Korrik, 2024

Për tu bërë pjesë e Policisë se Shtetit tashmë duhet të verifikohesh edhe nga prokuroria e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.

Çdo person që aspiron të bëhet pjesë e uniformave blu përveç dokumentacionit të ku dihet të provojnë se nuk kanë qenë ndonjëherë të dënuar apo të hetuar tashmë duhet të sigurojnë edhe një vërtetim që nuk janë nën hetim apo ndjekje penale nga struktura e posaçme SPAK.

Aplikimi kryhet nëpërmjet postës dhe përgjigja sigurohet në harkon kohor të 5 ditëve. Ky kriter i ri, vjen në një kohë kur së fundmi një numër i madh i punonjësve të policisë rezultojnë të përfshirë në veprimtari kriminale pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin SKY dhe enchro chat nga SPAK. Më herët edhe drejtuesi i kësaj strukture altin dumani ka shprehur shqetësim për efektivë të policisë pasi një pjesë e tyre rezultojnë të përfshirë në grupe kriminale.

Nga ana tjetër prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore  në lidhje me bisedat që janë zhvilluar mes anëtarëve të grupeve kriminale ku ka dyshime se të përfshirë rezultojnë sërish punonjës apo ish-punonjës të policisë së shtetit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!