Ekzekutimi i 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i forcave Shqiponja Nevaldo Hajdaraj ishte tema e diskutimit sonte në emisionin “As pro, as kundër” në “ABC”. Gazetari Artan Hoxha tha se punonjësit e repartit “Shqiponja” janë të rinj që vijnë nga një kurs 6 mujor i shtetit.
“Kemi dy viktima, një që vjen nga represioni i pushtetit dhe një tjetër që vjen nga keq menaxhimi. Punonjësit e Shqiponjës janë të rinj që vijnë nga kursi 6 mujor i shtetit, duhet të kalojnë një periudha 3 vjeçare akademinë e sigurisë. Ata bëjnë instruktazhe. Por 6 muaj është shkolla” tha Hoxha.
Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha se “Mua më rezulton se polici është emëruar jashtë kritereve” tha ai. Nevaldo Hajdaraj kishte 3 vite që ishte pjesë e Policisë së Shtetit dhe pak ditë që kishte kaluar te “Shqiponjat”./ db/Abcnews.al

