“Polic ke qenë dhe do mbetesh”, Lleshaj: S’duhet ta kisha thënë 3 herë! Këpucët? I nxori ambasada

schedule20:06 - 30 Nëntor, 2020

schedule 20:06 - 30 Nëntor, 2020

“Polic ke qenë dhe polic do mbetesh”. Ishte kjo fraza e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak muaj më parë në drejtim të deputetit Myslim Murrizi e cila solli reagime të shumta për nënkuptimin e një shprehje që u përdor në Kuvend.

I ftuar në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu, Lleshaj deklaroi se kjo kishte të bënte me të shkuarën e Murrizit si polic financiar ndërsa shtoi se do ishte më mirë të mos e kishte përsëritur tre herë. Ai foli edhe për 200 palë këpucët e dhuruara nga Gjermania, duke theksuar se janë në vazhdimësi të një bashkëpunimi dypalësh dhe nuk mund të përbuzet, pavarësisht vlerës së saj.

Pjesë nga intervista e Sandër Lleshajt në ABC

Polic në ç’kuptim?

Ka lidhje me CV e personit që ka qenë pjesë e policisë. Ja thashë se ka qenë pjesë e policisë financiare.

Jeni penduar?

Kam kërkuar ndjesë por është keqkuptuar. Zotëria ka qenë pjesë e policisë financiare me një të shkuar. Unë e kam thënë që identifikohem me çdo punonjës policie. Publiku do shohë fytyrën time te çdo polic. U tha tre herë por nuk duhet të ishte thënë tre herë. E mira ishte të mos thuhej fare.

Si janë pagesat e policisë?

Këto vite janë shtuar shumë njësi. Janë shtuar shumë kapacitete të reja, gati 700 punonjës policie në një vit e gjysmë.

A janë të trajtuar mirë sot? Dhe specifikisht për RENEA. Njerëzit kanë shprehur keqardhje kur na dhanë 200 palë këpucë

Kemi investuar për modernizimin e policisë së shtetit. Sot ka një flotë mikrobuzësh të cilët nuk i ka pasur kurrë. Ne kemi bërë këto dhe kemi plan për të vazhduar modernizimin në shumë drejtime. Këpucët janë një episod bashkëpunimi. Nuk është arritje. Por kur ambasada e Gjermanisë e publikon ne nuk kemi të drejtë ta paragjykojmë. Ne nuk mund të mburremi sikur nuk kemi nevojë për asgjë./mv.abcnews.al