Polemikat për Juventus-Napoli, gjithçka vendoset të mërkurën

schedule12:58 - 12 Tetor, 2020

schedule 12:58 - 12 Tetor, 2020

Vazhdojnë polemikat në Itali për sa i përket sfidës Juventus-Napoli. Sfida e vlefshme për javën e tretë e Serie A nuk u zhvillua për shkak se Agjencia Rajonale e Shëndetsisë nuk i lejoi napoletanët të udhëtonin drejt Torinos, pasi ata kishin dy lojtarë të infektuar me koronavirus.

Megjithatë, Liga e Serie A nuk e pranoi shtyrjen e ndeshjes dhe Juventusi zbriti në fushë mbrëmjen e 4 tetorit. Rregullorja përcakton se në rast se një ekip nuk paraqitet në fushë ekipi tjetër, konkretisht Juventus, fiton automatikisht 3-0, dhe Napolit i zbritet 1 pikë.

Por nga ana tjetër është ligji i qeverisë. Që nga fillimi i pandemisë, Italia është një nga vendet më të prekura në botë dhe ka vendosur disa rregulla strikte. Tashmë çështjen e ka marrë në dorë gjykatësi sportiv, Gerardo Mastrandrea, i cili do të japë vendimin përfundimtar. Gjithçka pritet të zbulohet ditën e mërkurë, kur gjyqtari do të zhvillojë dhe seancën vendimtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!