Pas polemikave të zjarrta që shoqëruan Interin pas fitores ndaj Verona, drejtori ekzekutiv i zikaltërve, Beppe Marotta, foli në margjinat e asamblesë së Legas.
“Kam më shumë se 40 vjet që jam pjesë e futbollit dhe çdo vit analizohen episodet në favor dhe disfavor të ‘x’ klubi. Më parë ishte vetëm syri i arbitrit dhe nuk kishte VAR. Sot që është teknologjia, vazhdon të ketë polemika.
Është pjesë e lojës. Metaforikisht sot ne jemi lepuri dhe një lepur gjithashtu duhet të jetë në gjendje të shmangë goditjet e gjuetarëve, është pjesë e rolit dhe përvojës, në kuadër të transparencës dhe kompetencës që duhet njohur gjithmonë”, është shprehur Marotta./h.ll/abcnews.al