Polemikat/ Kënga e fundit, Depay: Nuk po godas pronarët e United

schedule15:39 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 15:39 - 1 Dhjetor, 2020

Memphis Depay po shkëlqen me Lyon në Francë, ndërkohë që më parë ka qenë edhe pjesë e Manchester United. Në Angli gjërat nuk shkuan mirë për sulmuesin anësor, që realizoi vetëm dy gola në 33 ndeshje. Holandezi ka gjetur veten dhe tani është objektivi i shumë klubeve të mëdha, me Barcelonën që këmbëngul më së shumti.

Depay, veç futbollit ka edhe një pasion tjetër. Atij i pëlqen të këndojë dhe së fundmi ka publikuar edhe kripin e radhës. “Big fish” titullohet kënga e re dhe në një pjesë të tekstit ai përmend edhe pronarët e Manchester United.

“Jam duke planifikuar të bëj disa deklarata, më duhen para si Glazers”, ishte ajo pjesë e tekstit që tërhoqi vëmendjen dhe u komentua nga tifozët në Tëitter. “Ai po godet Glazers, pronarët e klubit tonë. Nuk po godet Manchesterin”, shkruan një tifoz.

Një tjetër e merr si mesazh për rikthimin: “Po Memphis, një herë i kuq, gjithmonë i  kuq. Glazers po vijmë”. Gjithsesi vetë sulmuesi holandez ka menduar të shuajë komentet, duke shkruar se “nuk është goditje ndaj Blazers, është thjesht ambicie”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!