Polemikat e Bayern Munich për golin e anuluar të De Ligt, Ancelotti: Edhe ne ankohemi për atë të Nacho

schedule11:19 - 9 Maj, 2024

schedule 11:19 - 9 Maj, 2024

Real Madrid ka mposhtur Bayern Munich me rezultatin 2-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League duke siguruar një vend në finalen e madhe.

Matthijs de Ligt shënoi atë që ai mendoi se ishte një gol i barazimit në minutat e fundit të kohës shtesë, por ai u anulua nga gjyqtarët. Gjyqtari anësor ngriti flamurin e tij dhe, përpara se mbrojtësi të godiste topin, gjyqtari fryu bilbilin për të sinjalizuar pozicion jashtë loje.

Bayern kuptueshëm ishte i pakënaqur me vendimin, me De Ligt që sugjeroi që gjyqtarët e ndihmojnë Real Madrid.

Megjithatë, pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘Los Blancos’, Ancelotti, i cili ka thënë se do të ankohen edhe ata pas ankesave të Bayernit.

“Episodi jashtë loje është i thjeshtë për t’u shpjeguar. Ndoshta nuk ishte jashtë loje, por gjyqtari i ra bilbilit (para golit) dhe ne pushuam së luajturi. Kjo është e gjitha.

Bayern u ankua për pozicioin jashtë loje? Në rregull, kështu që ne ankohemi për golin e anuluar të Nachos… sepse Kimmich simuloi”, ka thënë Ancelotti.

Real Madrid iu anulua një gol në minutën e 69-të pasi rishikimi i VAR-it tregoi se Nacho ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Joshua Kimmich gjatë goditjes nga këndi që çoi në gol./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!