Polemika për foton e fundit të Maradonës, mjeku: Ndjesë, por e vërteta është kjo!

schedule14:56 - 27 Nëntor, 2020

schedule 14:56 - 27 Nëntor, 2020

Mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque, postoi një foto me legjendën argjentinase pas operacionit që ai bëri në tru. Ajo foto më pas u bë virale në mbarë botën, pasi cilësohet si fotoja e fundit e “El Pibe D’Oro”.

Ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak familjes së Maradonës, sipas raportimit të gazetës “Clarin”. I menjëhershëm ishte reagimi i mjekut, i cili i kërkon falje publike familjes si dhe sqaron se si qëndron e vërteta pas asaj fotoje.

“Së pari dua të kërkoj falje për ata që janë ndjerë të ofenduar. Unë kurrë nuk kam dëshiruar të krijoj ndonjë lloj konflikti. Mendova se ajo foto do ta fshinte imazhin që Diego kishte lënë në ditën e ndeshjes kundër Patronato.

Ai me të vërtetë që dukej shumë mirë dhe mendova se ajo foto do të pranohej shumë mirë nga të gjithë, por nuk ishte ashtu. Kështu që ju kërkoj falje atyre që u ofenduan apo menduan se fotoja ishte e papërshtatshme”, deklaron mjeku.

 

“Së dyti, për ta publikuar atë foto unë rashë dakord me Diegon. Dua të sqaroj se ky nuk ishte një vendim i imi. Nuk e vendosa vetë. Unë kam shumë foto me të, madje ai më kërkonte më shumë se sa unë.

Këtë gjë e ka bërë gjithmonë si një shenjë mirënjohje. Sa herë që kam bërë diçka profesionale apo mjekësore për të apo familjen e tij, ai më ftonte të bënim një foto”, përfundon Luque. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!