Polemika në Vushtrri, Feronikeli ia del në frymën e fundit

schedule15:59 - 22 Tetor, 2019

schedule 15:59 - 22 Tetor, 2019

Vushtrria ishte shumë pranë marrjes së një pike, por Feronikeli ia doli të fitonte në fund. Një gol i Besmir Bojkut në minutat shtesë riktheu kampionët te fitorja pas tre javësh.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu” nuk munguan polemikat. Një gjuajtje e Astrit Fazliut në minutën e 28-të u ndal në traversë dhe u përplas në vijën fatale. Miqtë nga Drenasi pretenduan se topi kishte kaluar vijën, por arbitri mendoi ndryshe.

Goditja e Fazliut

Për të shijuar golin e parë në këtë ndeshje u desh pritja e minutave shtesë. Kastriot Rexha dhuroi një asist për Bojkun dhe mesfushori goditi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ky trepikësh e ngjit Feronikelin përkohësisht në vend të pestë me 19 pikë, dy më pak se kryesuesit e Dritës dhe Gjilanit. Humbja e shtatë për Vushtrrinë, që mbyll renditjen me vetëm 6 pikë. /abcnews.al

Vushtrria – Feronikeli 0-1
(Bojku 90+3′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!