Polakët të drejtpërdrejtë, i ankohen kryeministrit

schedule16:26 - 20 Nëntor, 2019

schedule 16:26 - 20 Nëntor, 2019

Jo vetëm në Shqipëri ndodh që kryeministri të takojë futbollistët e kombëtares. Së fundmi kreu i qeverisë polake ka takuar lojtarët e kombëtares së vendit të tij, madje takimi është bërë në dhomat e zhveshjes.

Lojtarët nuk e kanë humbur mundësinë t’i ankohen kryeministrit për gjendjen e tapetit të barit në stadiumin “Narodowy” të Varshavës, ndërkohë që trajneri i Jerzy Brzęczek pas ndeshjes tha në konferencën për shtyp që lojtarët e tyre ishin me fat që nuk u dëmtuan.

Polonia mposhti një ditë më parë Slloveninë në shtëpi, me rezultatin 3-2, dhe i mbylli kualifikueset në vendin e parë në grupin G, para Austrisë që gjithashtu do të marrë pjesë në EURO 2020. /abcnews.al