Ernest Muçi mezi e pret që të ftohet nga kombëtarja e madhe, por duhet të presë. Në Poloni shkruajnë se kuqezinjtë e kanë grumbulluar, por do të jetë pjesë e Shqipërisë U21 referuar datave të publikuara.
Trajneri Alban Bushi do ta ketë nën urdhrat e tij për ndeshjet që do të zhvillohen më 4 dhe 8 qershor, kur janë programuar duelet me Andorrën dhe Bullgarinë (miqësore).
Muçi është pjesë e rëndësishme e kombëtares së 21-vjeçarëve. Që të bëjë hapin e madh, do t’i duhet të nisë të marrë më shumë minuta te Legia Varshava, ku sulmuesi festoi fitoren e titullit kampion para pak kohësh. /abcnews.al