Polakët e Mourinho “armiq”, sa shumë shqiptarë në Europa League

schedule08:58 - 24 Shtator, 2020

schedule 08:58 - 24 Shtator, 2020

Klube shqiptarë dhe futbollistë shqiptarë në fushë. Europa League i rikthen dhe sigurisht strë janë te Shkëndija e Tetovës dhe Drita. Kuqezinjtë përballen me Tottenham dhe sigurisht trajneri Ernest Gjoka do ta mbajë mend gjatë këtë sfidë me “Special One”, Jose Mourinho.

Për diferencat mes ekipeve nuk ka nevojë të flitet apo të shkruhet, pasi ato dihen. Gjithsesi futbolli dhuron edhe mrekulli dhe Tottenham në Bullgari vuajti disi. E sigurt që Shkëndija e Tetovës të paktën diccka të tillë do të mundohet ta bëjë mbrëmjen e sotme.

Përballje të vështirë ka edhe kampionia e Kosovës, Drita. Gjilanasit përballen në mbrëmje me Legian e Varshavës. Shqiptarët e parë që zbresin në fushë sot janë ata të sfidës MOL Fehervar-Reims, me Visar Musliun pjesë të hungarezëve dhe Valon Berishën e Arbër Zenelin te francezët e Reims.

Kristian  Keqi, shënuesi më i mirë në Maltë sezonin e shkuar, do tentojë të ndihmojë skuadrën e Floriana  në përballjen me Flora Talin, që të kalojnë në “play-off”. Mision i vështirë për Herdi Prengën, pasi Riga ndeshjet me gjigantët e Celtic dhe mbrojtësi do të ketë derbi me Albian Ajetin.

Basel duhet të kalojë Anorthosis Famagusta dhe në listën A të zviceranëve është Taulant Xhaka, kurse në listën B kanë edhe emra të tjerë si Jozef Pukaj, Elis Isufi, Albian Hajdari, Orges Bunjaku dhe Tician Tushi. Shqiptari tjetër që luan është sulmuesi Florian Kamberi, në sfidën St.Gallen-AEK.

Sigurisht sonte nuk do të mundojnë edhe shqiptarë e Lokomotiva Zagreb. Sherif Kallaku, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Indrit Tuci janë të gatshëm për kroatët, që luajnë në transfertë kundër suedezëve të Malmo. /abcnews.al

EUROPA LEAGUE – TURI I TRETË KUALIFIKUES

Ora 18:00 | MOL Fehervar-Reims
Ora 19:00 | Floriana-Flora Talin
Ora 19:00 | Malmo-Lokomotiva Zagreb
Ora 19:00 | Riga-Celtic
Ora 20:00 | Shkendija-Tottenham
Ora 20:30 | Basel-Anorthosis
Ora 20:30 | Legia-Drita (Kos)
Ora 20:30 | St. Gallen-AEK