Pogradec/ Sherr mes disa personave, ndërhyn policia: Çfarë ndodhi?

schedule18:24 - 26 Prill, 2023

schedule 18:24 - 26 Prill, 2023

Një sherr masiv ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të agjencisë në qytetin e Pogradecit.

Policia ka ndërhyrë për të shoqëruar personat e përfshirë në sherr.

Sipas pamjeve të siguruara nga ABC, njëri prej personave të përfshirë mban në dorë një mjet të mprehtë.

Në ngjarje janë përfshirë 5 persona, 3 të dehur dhe 2 vëllezër pronarë të fast food-it në Pogradec.

Personat e dehur ka qenë brenda në fast food, ndërsa pronarët i kanë kërkuar që të dalin jashtë, aty më pas është agravuar situata dhe njëri prej tyre ka marrë në dorë një nga thikat që përdoret për të prerë mishin, duke kërcënuar personat e dehur.

Policia e ka shoqëruar të pestë  dhe po kryen veprimet hetimore, bën me dije gazetar i i ABC News, Roland Beqiraj.

Pas disa orësh hetime policia la të lirë katër qytetarët E. K., E. Ç., D. R. dhe E. Ç.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., E. Ç., D. R. dhe E. Ç., pasi këta shtetas, sot rreth orës 17:30, tek vendi i quajtur “Valuta”, në Pogradec, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientin e lokalit të shtetasit E. K., i cili gjatë konfliktit dyshohet se i ka kanosur tre shtetasit e tjerë me dy mjete të mprehta (thika buke).

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme. r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!