Paraditën e sotme, Paul Pogba do të jetë në Paris si dëshmitar në seancën e parë të gjyqit, ku do të jetë edhe vëllai i tij i madh Mathias, të akuzuar së bashku me disa persona të tjerë për tentativë zhvatjeje ndaj mesfushorit të Juventusti.
Pogba kohët e fundit ndodhet në një vorbull të madhe, pasi para pak ditësh ai rezultoi pozitiv në testin e anti dopingut. Lojtari francez ka kërkuar një kundëranalizë, e cila do të bëhet më 20 shtator në laboratorin “Acqua Acetosa” në Romë.
Nëse ekzaminimi i testit B jep të njëjtin rezultat, Prokuroria do të kërkonte pezullimin e tij nga bota e futbollit./h.ll/abcnews.al