Mesfushori 30-vjeçar i Juventusit pësoi shumë dëmtime këtë sezon, duke bërë shumë pak paraqitje, në një situatë që e preku edhe psikologjikisht.
Megjithatë, siç e ka përmendur në mënyrë tipike, në vështirësi preferon të shohë pozitivet, duke theksuar se me atë që ka kaluar muajt e fundit është pjekur dhe ka kuptuar shumë gjëra për jetën.
“Muajtë e fundit më bënë të pjekur, më bënë të kuptoj shumë për jetën. Ndjehem sikur në 7 muajt e fundit jam rritur 10 vjet. Por siç thashë, kjo mund të jetë vetëm pozitive për mua, sepse dua ta shoh gotën gjysmë të mbushur. Unë e shoh atë si një provë. Teste që më ndihmojnë të rritem dhe të mësoj. Mësova se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Këto vështirësi më formojnë si person”, tha ndër të tjera ai. /G.D abcnews.al/