Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pogba me pushime te United, i mungon shtëpia. Koha të kthehet në Itali”

schedule17:33 - 27 Shkurt, 2020

schedule 17:33 - 27 Shkurt, 2020

Paul Pogba nuk dëshiron të qëndrojë me te Manchester United dhe po pret fundin e sezonit për t’u larguar. Askush nuk ka më dyshime për këtë fakt, teksa Paul Parker ka shpjeguar saktësisht situatën e mesfushorit francez.

Ish-mbrojtësi që fitoi dy tituj kampion me “Djajtë e Kuq”, deklaron për Daily Mail se e ardhmja e kampionit të botës është Juventusi, aty ku zhvilloi katër sezone të jashtëzakonshme.

Pogba ka cilësi të jashtëzakonshme, por sjell shumë negativitet në skuadër. E shoh shumë, shumë të vështirë që të kthehet në nivele të larta. Kur shoh Lukakun të shënojë pa pushim, është e qartë që largimin nga United ishte zgjidhja më e mirë për të.

Agjenti i Pogba na tregon se Juventusi është shtëpia e tij. Ai u largua nga shtëpia për një paketë pushimesh, por zgjati shumë dhe tani e ka marrë malli për shtëpinë. Kjo është ajo që dallohet nga jashtë“, përfundon Paul Parker. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!