Paul Pogba dhe Juventusi do të ribashkohen përsëri pas disa sezonesh, me palët që kanë arritur marrëveshjen mes tyre, teksa mungon vetëm firma për të konkretizuar gjithçka.
Sipas Gianluca Di Marzios, mesfushori francez pritet të zbarkojë në Torino për të bërë testet mjekësore javën e parë të korrikut konkretisht nga data 5-8 korrik.
E enjtja do të jetë vendimtare për detajet përfundimtare të kontratës, pasi do të takohet me drejtorët e Bianconerëve për të nënshkruar dokumentet. /f.a/abcnews.al