Ish-sulmuesi legjendar anglez, Alan Shearer, shkruan vazhdimisht në kolonën e tij në “The Sun”. Shearer është ndaluar kësaj radhe te Paul Pogba, të cilin e ka mbrojtur, duke fajësuar njëkohësisht Manchester United.
“Unë mendoj se ai me siguri ndjehet i lehtësuar nga ajo që ka ndodhur në Manchester United”, shkroi Shearer për “The Sun”. “Është një rrëmujë e madhe nga të dyja palët.
Kur ai nënshkroi, ishte menduar të ishte fillimi i një rindërtimi, ditët e lavdisë do të ktheheshin. Drejtuesit e klubit nuk kanë përmbushur premtimet e tyre, kështu që deri më tani, kjo nuk është marrëveshja për të cilën Pogba nënshkroi.
Pogba ka pasur dëmtime, por Manchester United kurrë nuk e ka parë formën më të mirë të mesfushorit”./abcnews.al