Trajneri i skuadrës së Manchester United, Solskjaer ka zbuluar se Pogba dhe Lukaku nuk do të largohen nga skuadra. Juventus dhe Inter duhet ishin të interesuar për sulmuesin belg ndërkohe që Pogba kërkohej nga Real Madrid.
Trajneri i skuadrës se Manchester United, Solskjaer ka bllokuar largimin e Pogba dhe Lukakut. Kreu i pankinës së djajve të kuq i konsideron të pashitur dy lojtarët më të kërkuar në këtë merkato verore e cila do të mbyllet në Angli në datën 8 Gusht. Real Madrid ishte favorit për të transferuar Pogban por pretendimet e larta të Manchester United detyruan madrilenët të tërhiqeshin.
Djajtë e kuq kërkojnë plot 200 mln euro për 26 -vjeçarin. Solskjaer ka besim të madh tek Pogba i cili mund të bëjë diferencën. Gjatë një interviste trajneri i Manchesterit ka nënvizuar se skuadra është e kompletuar dhe nuk priten afrime të reja. Qëndrimi i futbollistit belg, Lukaku në “Old Trafford” do të ndikojë jo pak tek skuadra e Interit dhe Juventusit.
Dy klubet italiane të cilat interesoheshin për ish futbollistin e Everton. Juventus pranoi një shkëmbim me Paulo Dybalen por argjentinasi pretendonte një page faraonike çka nuk u pranua nga drejtuesit e klubit anglez. Goditje edhe më e madhe për Interin pasi Lukaku ishte objektivi kryesor i trajnerit Antonio Konte./ABC News Albania 24/7