Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogaçar “pushton” edhe Europën/ Kampioni slloven i çiklizmit dominon rivalët e tij në Francë

schedule13:04 - 6 Tetor, 2025

schedule 13:04 - 6 Tetor, 2025

E pamundur të bëhet më shumë. Tadej Pogaçar arriti atë që për një dekadë nuk e kishte provuar askush, pra që të fitonte në të njëjtin vit, edhe titullin botëror, edhe atë europian.

Çiklisti më I madh në rruzull triumfoi garën fushore në Kampionatin kontinental zhvilluar në Gilheran-Granzhe në Francën e Jugut.

Ishin 202 kilometra, të cilët ai I përshkoi në katër orë, 59 minuta e 29 sekonda, dhe rivali I tij kryesor ishte përsëri belgu Remko Evenepël.

Këtë herë diferenca ishte më e vogël, vetëm 31 sekonda, por gjithsesi për konkurrentin nga Belgjika nuk pati justifikim siç ndodhi në garën e Botërorit, kur atij iu dëmtua shala e biçikletës dhe mekanikët e skuadrës vonuan riparimin.

Në vendin e tretë doli francezi 19-vjeçar, Pol Seiksas, për kënaqësinë e madhe të publikut vendas. Pas suksesit, Pogaçar u tregua modest.

“Skuadra jonë punoi mirë dhe unë luftova për ta ndihmuar. Gjithsesi, vendosa më mirë që të sulmoja sesa të isha në një grup rivalësh që mund të më sulmonin. Unë u përpoqa dhe ia dola. Natyrisht, unë gjithmonë kam objektiva. Çdo vit dua të përmirësohem, të provoj gara të reja. Për momentin, jam me fat që po fitoj dhe dua ta kem kënaqësi për aq kohë sa të jetë e mundur”.

Pogacar fitoi disa javë në parë Kampionatin Botëror, si dhe në korrik Turin e Francës, duke pasur tashmë 4 Fanela të Verdha.

Këtë vit ai ka marrë 18 tituj, në karrierë ka 106, dhe synon të fitojë edhe dy garat përmbyllëse të sezonit, Tre Vali Varezine dhe Turin e Lombardisë, në të cilin pretendon titullin e pestë radhazi, si askush tjetër në 118 vjet të historisë së saj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!