Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogacar, “mbreti pa kurorë”/ Çiklisti më i mirë i botës u mund të garën klasike të radhës

schedule12:36 - 13 Prill, 2026

schedule 12:36 - 13 Prill, 2026

Mallkimi vazhdon, ndonëse besohet se do të vijë dita që do t’ia dalë. Tadej Pogaçar, edhe pse numri 1 i çiklizmit në rruzull, është njeri prej mishi e gjaku, pra edhe i thyeshëm.

Këtë e provoi belgu Vut Van Ert që e mundi në garën e madhe klasike të pranverës, Paris-Rube, njëra nga më të lavdishmet dhe më të vjetrat e këtij sporti. Kampioni I botës, dhe kampioni I Turit të Francës u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, ndonëse u dorëzua vetëm pas sprintit final.

Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e sllovenit në Paris-Rube, dhe e dyta herë që del i dyti. Gara ishte tepër e vështirë, siç edhe parashikohej në rrugët e vështira dhe klasike të këtij konkurrimi që bën pjesë në kategorinë e Monumenteve, i vetmi që i mungon numrit 1 të botës.



Pogaçar pati çarje të gomës së biçikletës së tij 120 km para cakut, dhe u detyrua ta ndryshonte dy herë atë, për të mos humbur kohë ndaj rivalëve.

U deshën 20 kilometra garë me veten për t’u bashkuar me të parët. Në pjesën e rrugës me kalldrëm, me plloça guri, sërish Pogaçar u detyrua të ndërronte biçikletën, ndërsa rivali I tij kryesor Van Ert pati çarje gome.

Kampioni tjetër, Van der Pël, po ashtu pati çarje gome të dyfishte dhe përfundoi vetëm i katërti, edhe pse bëri një heroizëm të vërtetë. Në metrat e fundit, Van Ert ishte më I freskët se gjigandi Pogaçar duke e lënë prapa pikërisht në vijën e finishit. Koha e tyre pas mbi 258 km ishte e njëjtë, 5h16’52”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!