E dha paralajmërimin një ditë më parë. Tadej Pogacar nuk arriti një tjetër fitore në etapat e Turit të Francës, por bëri atë që është më e rëndësishmja, veshi Fanelën e Verdhë.
Kampioni në fuqi i garës më të madhe të çiklizmit në botë u mjaftua me vendin e dytë në etapën e kronometrit individual, e pesta e këtij edicioni, dhe doli në krye të renditjes së përgjithshme.
I vetmi që e la prapa çiklistin slloven ishte specialisti belg, Remko Evenepul, I cili përfundoi 33 kilometrat me 36’42”, 16 sekonda më shpejt sesa Pogaçari.
Në vendin e tretë, kampioni I Italisë në këtë disiplinë, Edoardo Afini.
Në klasifikimin e përgjithshëm të Turit, slloveni ka lënë mjaft prapa rivalin kryesor për titullin, danezin Jonas Vingegard që është 1’13” me vonesë.
Tashmë, pritet që të mos krijohen diferenca të mëdha në katër etapat e ardhshme, dy prej të cilave janë kodrinore, dhe dy fushore.
Besohet se lufta më e ashpër do të nisë që nga 14 korriku, kur fillon itinerari malor.
Në 10 ditë do të ketë 7 etapa malore përfshi edhe një kronometër mali, dhe parashikimi është që Pogaçar do të shkëputet edhe më shumë për të mbrojtur titullin e për të fituar Turin për herë të katërt në karrierë.

