Në studion e programit ‘Pas Mesnate’ ishte i ftuar shkrimtari Pandeli Koçi i cili një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar letërsisë dhe artit. Poeti u shpreh se për të letërsia është një dëshirë dhe ëndërr e realizuar.
“Letërsia është dëshirë, është edhe ëndërr që e kam realizuar. Jam i brezit të tretë a të katërt, kuptohet që deri në orën 10 punoj dhe mbyll librat e të gjitha. Më mirë do të ishte të më thoje autor, pastaj jemi apo nuk jemi poet është gjë tjetër.”
Më tej, ai u ndal edhe tek kuptimi i emrit të tij, për të cilin tha se emri i vërtetë është Sazan Goliku por që nuk i është lejuar të botoj libra me atë emër.
“Në ‘93 mora një nismë me disa shokë nga Vlora dhe krijuam klubin kulturor atdhetar ‘Ali Asllani’. Si shumë nisma tona, bie në duar të tjera dhe humbet.
Jam me origjinë nga Tepelena dhe prindërit e mi janë nga Lekli dhe Kodra. Që në gjimnaz e kam marrë këtë emër dhe botuesit herë më shkruanin emrin Pandeli Koçi, herë Sazan Goliku.
Por kur shokët më thonin në fakultet o Sazan unë ktheja kokën. Nuk më lejuan të botoja libra me emër Sazan Goliku.”
Autori u ndal më tej edhe tek poezitë e dashurisë për të cilat theksoi se i ka shkruar që në periudhën e diktaturës dhe përmendi takimin me shkrimtarin e madh Ismail Kadare i cili i ka shkruar recensionin e librit të tij ‘Pasqyrë e Thyer’.
“Dashuria është e përjetshmë, nuk ka të bëj me një njeri ka të bëj me gjithçka.
Ismail Kadare vinte shpesh në shtëpinë botuese, dhe një ditë i them kam një libër Pasqyra e Thyer. I thashë që punoj në shtëpinë botuese dhe i thashë nëse libri nuk është në nivelin e duhur.
Ai e bëri recensionin dhe ishte pozitiv. Unë e kisha parasysh këtë recension, Pasqyra e Thyer dikush më tha që ajo kopertinë është kumbiste. Poezitë e dashurisë i kam shkruar dhe në kohën e diktaturës. Madje një vajzë që ishte oficere solli librin e saj, edhe kishte vënë 15 poezi dashurie. Ajo vepër u botua.”, tha poeti.
/ abcnews.al