Manchester United do të vizitojë Sheffield United të dielën (17:30) dhe “Djajtë e Kuq” nuk kanë alternativa të tjera përveç fitores. Ole Gunnar Solskjaer duhet të kualifikojë ekipin në Champions League, përndryshe rrezikon postin e tij.
Emri i Mauricio Pochettinos, i cili u shkarkua këto ditë nga Tottenham, qarkullon si pasuesi i norvegjezit në pankinën e klubit të njohur anglez. Solskjaer ka folur në lidhje me këtë temë në konferencën për shtyp dhe nuk shqetësohet aspak në lidhje me këtë opsion.
“Nuk më shqetësojnë fare këto zëra që qarkullojnë. Bëj punën më të mirë në botë dhe nuk ka rëndësi që çfarë ndodh rreth e rrotull. Rëndësi ka që të jem i përqendruar për të bërë punën time te Manchester United, për ta bërë mirë atë“, komenton Ole Gunnar Solskjaer. /abcnews.al