Mauricio Pochettino është gjithnjë e më afër që të bëhet trajner i Chelsea.
Sipas portalit Goal duke iu referuar botimit autoritar The Times, në ditët në vijim, trajneri argjentinas do të fluturojë nga Barcelona në Londër. Atje Pochettino do të nënshkruajë një kontratë për tre sezone. Mauricio do të marrë detyrën më 1 korrik.
Kujtojmë se më herët në Angli, Pochettino ka drejtuar dy klube Southampton dhe Tottenham. Argjentinasi ka një vit pa punë pasi u shkarkua nga PSG.
Chelsea është në vendin e 11-të në tabelën e Premierligës. Skuadra nuk do të luajë në garat evropiane sezonin e ardhshëm. /G.D abcnews.al/