Pochettino për rrëfimin e dhimbshëm të Dele Alli: Nuk mund ta dëgjoja deri në fund, ai është një djalë fantastik

schedule13:17 - 19 Korrik, 2023

schedule 13:17 - 19 Korrik, 2023

Trajnaeri i Chelsea, Mauricio Pochettino ka zbuluar mendimin e tij të fundit për ish-lojtarin e tij te Tottenham, Dele Alli.

Mesfushori i Everton dha një intervistë para disa ditësh për Gary Neville, aty ku tregoi të gjitha problemet personale e familjare ndër vite

Alli foli për varësinë e tij nga pilulat e gjumit dhe foli edhe për traumat e tij të fëmijërisë, nga sulmi seksual në moshën gjashtë vjeçare, deri te pirja e duhanit si shtatë vjeçar dhe shpërndarja e drogës si tetëvjeçar.

Intervista e tij ka befasuar dhe prekur të gjithë dhe njëri nga ta padyshim se është ish-mentori i tij, Pochettino, i cili u lavdërua nga Alli në atë intervistë.

“Sigurisht, ishte vërtet e vështirë për mua ta shihja atë. Nuk e përfundova intervistën sepse ishte shumë e dhimbshme. Ai e di se si e duam ne, sa i rëndësishëm është ai për ne si person”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Si një lojtar, ai ishte i mrekullueshëm, por si një person ai ka një zemër të madhe, shumë të madhe. Dhe sigurisht, ne jemi në kontakt. Pas turneut në SHBA, shpresoj ta shoh atë në Londër, ta takoj dhe ta përqafoj fort.

Gjithmonë, është e vështirë kur e do një person, por ata kur tregojnë në një intervistë si kjo, është me të vërtetë e dhimbshme. Por ai është një djalë i fortë, i pabesueshëm dhe me siguri do të bëhet më i fortë”, përfundoi trajneri argjentinas./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!