Pochettino në presion, Kane mbron trajnerin e tij

schedule17:22 - 21 Tetor, 2019

schedule 17:22 - 21 Tetor, 2019

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Harry Kane, ka mbrojtur publikisht trajnerin e tij, Mauricio Pochettino, pasi ky i fundit po merr shumë kritika nga tifozët londinezë dhe ish-lojtarët e klubit. Sulmuesi e ka mbrojtur numrin 1 të Spurs, duke thënë se ai është trajneri i duhur. Mes të tjerash, Kane tha:

“Normalisht që do të ketë spekulime mbi të ardhmen e trajnerit, është një gjë që ndodh rëndom në futboll. Kur rezultatet mungojnë, fajtori i parë konsiderohet trajneri. Ne nuk mendojmë aspak këtu, jemi shumë të lumtur me trajnerin që kemi. Pochettino që kur ka ardhur këtu na ka ndihmuar të rritemi si futbollistë, por dhe si skuadër.

E dinim që pas kësaj situatë, të gjithë do të kërkonin disa arsye për të shkruar lart e poshtë. Brenda në grup nuk ka asnjë dyshim kush është trajneri ynë dhe kë duam të jetë trajneri ynë. Kështu që ne vazhdojmë, bëjmë punën tonë dhe synojmë të rritemi sa më shumë”, përfundoi kapiteni i Tottenham./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!