Pochettino ishte zgjedhja e parë, Juventusi refuzoi kërkesën për revolucion

schedule16:38 - 10 Gusht, 2020

schedule 16:38 - 10 Gusht, 2020

Juventusit vendosi t’i besojë stolin e ekipit Andrea Pirlos, një zgjidhje e papritur që i befasoi të gjithë. Një vendim i guximshëm dhe fryt i refuzimit të Mauricio Pochettinos, i cili ndodhej në “pole” për të zëvendësuar Maurizio Sarrin.

Në Spanja zbulojnë se trajneri argjentinas, i cili ndodhet pushim prej nëntorit të kaluar (u shkarkua nga Tottenham), refuzoi kalimin te kampionët e Serie A. Shkaku lidhet me merkaton. 48-vjeçari kërkoi të kryente një revolucion në ekip.

Një pjesë e madhe e kontingjentit të lojtarëve, nuk cilësoheshin të denjë për të mbajtur fanellën e Juventusit dhe Pochettino kërkoi që të largoheshin plot 12 lojtarë, mes tyre emra si Higuain, Rabiot, Matuidi, Ramsey dhe Douglas Costa.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” refuzuan diçka të tillë dhe trajnerin latin vendosi të ndërpresë negociatat. Juventusi nuk humbi kohë dhe i dhuroi Andrea Pirlos një kontratë 2-vjeçare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!