Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, po bën disa muaj që po qëndron larg futbollit dhe durimi i tij, duket se ka sosur. Pochettino ka drejtuar Southamptonin dhe Tottenhamin në Premier League dhe elita e futbollit anglez, duket destinacioni i tij i preferuar.
Në një intervistë të fundit, Poch është pyetur për aventurën e tij të ardhshme, me argjentinasin që ka treguar sinqeritet të madh: “Më ka munguar futbolli, dua të rikthehem dhe preferoj vetëm Premier Leaguen”.
Kjo deklaratë e Pochettinos ka mbyllur një derë, por ka hapur një tjetër. Bayern duket se ka marrë një “jo” indirekte, ndërsa tifozët e Manchester United shpresojnë që në verë, ta shohin strategun në krye të “Djajve”./abcnews.al
Mauricio Pochettino is ready to get back into management in England ? pic.twitter.com/J2erLoFMkB
— B/R Football (@brfootball) February 11, 2020