Gjatë një interviste për “The Athletic”, Mauricio Pochettino bëri të ditur se është i interesuar për stolin e kombëtares angleze. Që pasi la PSG-në, trajneri argjentinas ka qenë pa ekip.
“Marrëdhënia ime me Anglinë ka qenë gjithmonë shumë e mirë, ndihem rehat atje. Asnjëherë nuk i dihet, por unë jam i hapur për gjithçka”, është shprehur ai.
Kujtojmë se Gareth Southgate, trajneri aktual i kombëtares së Anglisë është i lidhur me Federatën Angleze deri në fund të Euro 2024./ h.ll/abcnews.al