Mauricio Pochettino i dha fund aventurës me Tottenham nëntorin e kaluar. Rezultatet negative ndikuan që drejtuesit ta shkarkonin dhe postin e tij e mori Jose Mourinho.
Shumë është përfolur për hapin e radhës që do të hedhë trajneri argjentinas, i cili gjithmonë e ka shprehur se Premier League është preferenca e tij e parë.
Gjithsesi, sezonin e ardhshëm mund ta shohim në Serie A. Telegraph raporton se 48-vjeçari është në listën e dëshirave të Juventusit dhe Interit. Maurizio Sarri nuk ia ka dalë të bindë bardhezinjtë dhe drejtuesit e “Zonjës” i tundon ideja Pochettino.
Ky i fundit i pëlqen shumë edhe Interit. Pritshmëritë ndaj Antonio Contes kanë qenë të mëdha dhe kohët e fundit është folur shumë për një ndarje mes trajnerit italian dhe klubit zikaltër. /abcnews.al