Pochettino bën gati “planin” për sulmin, në “radarët” e “bluve” bien 2 “bomberat” e Serie A

schedule09:46 - 16 Maj, 2023

schedule 09:46 - 16 Maj, 2023

Me zyrtarizimin e teknikut Maurizio Pochettino, si trajner i ri i “bluve” të Chelsea, drejtimin e të cilëve do e marrë me të nisur muaji korrik, tekniku argjentinas ka nisur të bëjë gati planet për sezonin e ardhshëm, ku padyshim fokusi është afrimi i një “bomberi” në “majën” e sulmit.

Mediat britanike, të afërta me klubin londinez kanë zbuluar se një ndër objektivat kryesorë për sulmin nga tekniku Pochettino është “bomberi” nigerian i Napoli, Victor Osimhen, me Presidentin De Laurentiis, i cili e vlerëson me 150 milionë euro kartonin e afrikanit.

Mirëpo, fillimisht tekniku argjentinas do të vlerësojë “opsionin” Lukaku, i cili luan i huazuar te Interi, por do të rikthehet në Londër në nisje të përgatitjeve për sezonin e ri, të planifikuara për në fillim të korrikut.

Sulmuesi belg do të ketë kohën e tij në dispozicion për të treguar se ka ende për të dhënë me fanellën e ‘bluve’ dhe për të bindur trajnerin Pochettino, i cili do të thotë edhe fjalën e fundit mbi të ardhmen e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!