Pocaria është një ndër zanatet më të vjetra, ndonëse në zhdukje kjo traditë e hershme vijon të ruhet. Në Toranë fshati arkë është njohur gjithnjë për mjeshtërinë e përpunimit të enëve të baltës.
Traditën shekullore në Farkë e ruan Bashkim Plaku. Prej 40 vitesh ai është çdo ditë në punishten e tij, zanat që e trashëgoi nga babai dhe gjyshi.
“ Në Farkë ky zanat eshte i trashëguar mbi 300- 400 vjecar. Jemi dy fise qe vazhdojmë ta mbajme këtë zanat, Plaku dhe Fusha, jemi të kënaqur.
Bashkimi nuk e provoi emigracionin, por me përpunimin e enëve të baltës ka siguruar gjithnjë të ardhurat për familjen. E thotë me bindje se poçarinë nuk do ta ndërronte me asgjë tjetër.
“ Po të rikthehesha në kohë të isha 30 vjec do zgjidhja prapë të njëjtin zanat. Nuk pasurohesh, por jeton mire. Je i pavarur nga asgjë. “
Puna ka gjithnjë vështirësitë e saj.
“ Lagështirë gjithë jeta. Ju jeni me xhupa po shih unë, gjithë jetën të punosh me mëngë të shkurtra. Reumatizma të mbyt.” – u shpreh ai.
Procesi i përgatitjes së enëve të baltës kanë disa faza. Por çfarë i dallon tavat dhe vorbat e Farkës?
“Kjo është lënda e parë, futet në një enë më uje pastaj perzihet me shtuf. E mban të ngrohtë mishin që gatuan.”
Kërkesat për enët e baltës janë të mëdha dhe vitet e fundit puna e Bashkimit ka qenë intensive.
“Tava bëj deri në 200 copë në ditë. Koha më e përshtatshme për ne është pranverë- vjeshtë sepse nuk thyhen.”
Në vitet ’90, 70 vjeçari thotë se shqiptarët iu larguan traditës dhe puna e tij pësoi rënie. Ndërsa prej disa vitesh tashmë enët e baltës po përdoren në masë nga restorantet dhe bujtinat. Nëse dikur tava e dheut ishte traditë e Shqipërisë së Mesme, tashmë ajo përdoret nga veriu në jug.
“ Për mish, pule me pilaf e jufka këto tavat e mëdha. Ndërsa të voglat kanë hyrë në cdo rreth, për djathë furre. 4- 5 vjet thuajse dështuam.”
Familja Plaku do të vijojë ta përçojë tek brezat e rinj traditën e vjetër të zejtarisë unike të Tiranës. Këtë zanat, Bashkimi ia ka trashëguar edhe djalit të tij. / abcnews.al