Po zgjeronte pa leje lokalin në qendër të Laçit, arrestohet 43 vjeçari

schedule12:47 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 12:47 - 3 Dhjetor, 2023

Një 43 vjeçar në Laç është arrestuar për ndërtime pa leje. Sipas policisë. 43 vjeçari po kryente punime ndërtimi pa leje për të zgjeruar lokalin e tij në sheshin qendror të qytetit të Laçit.

Policia njofton se në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, materialet e ndërtimit që do t’i shërbenin zgjerimit të biznesit./abcnews.al