Po xhironte video për Tik Tok, 23-vjeçarja bie nga çatia e pallatit

schedule10:25 - 24 Gusht, 2021

schedule 10:25 - 24 Gusht, 2021

Një 23-vjeçare në Turqi u përpoq të xhironte një video në një çati për ta ngarkuar atë në llogarinë e saj personale në Tik Tok, mirëpo duket se ky moment është kthyer në një tragjedi.

Vajza e re, në përpjekjen e saj për të xhiruar videon, u pengua dhe e gjeti veten në një vakum.

Aksidenti i tmerrshëm, siç raportohet nga Daily Mail, ndodhi të premten e kaluar në kryeqytetin turk, Stamboll.

Dy kushërirat, 23 dhe 16 vjeçe, ishin ngjitur në çatinë e pallatit ku jetonte kushërira i viktimës, në mënyrë që të nxirrnin për të ngarkuar në Tik Tok një video me perëndimin e diellit në sfond.

Në videon që ka qarkulluar në internet orët e fundit, është regjistruar momenti i rënies së 23-vjeçares Kubra Dogan. Vajza ra nga një lartësi prej 9 katesh (rreth 50 metra) dhe vdekja e saj ishte e menjëhershme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!