Po vriten në Ukrainë, Putinit i duhen ushtarë të rinj: Dekreti, 137 mijë rekrutë në ushtrinë ruse

schedule15:11 - 25 Gusht, 2022

schedule 15:11 - 25 Gusht, 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka rritur numrin e forcave të armatosura në Rusi me 137 mijë ushtarë.

Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret për rritjen e përmasave të forcave të armatosura ruse me 137 mijë ushtarë, raporton agjencia e lajmeve ruse RIA Novosti.

Rritja e forcave të armatosura do të thotë se numri i trupave rusë do të shkojë në 2.04 milionë nga 1.9 milionë që ishte më parë.

Dekreti pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!