Po vjen drejt Tokës, NASA ngre alarmin për asteroidin e frikshëm: Po udhëton me shpejtësi marramendëse

schedule09:34 - 18 Nëntor, 2022

schedule 09:34 - 18 Nëntor, 2022

Një asteroid i frikshëm mund t’i afrohet Tokës sot, sipas NASA-s.

NASA i përkufizon NEO-t si një objekt, orbita e të cilit e sjell atë në një zonë afërsisht 195 milionë kilometra nga Dielli, që do të thotë se mund të kalojë rreth 50 milionë kilometra nga orbita e Tokës.

Asteroidët janë objekte afër Tokës (NEO) të cilat shpesh gjenden në orbitën e Diellit në rripin kryesor të asteroideve pranë Jupiterit.

Shumica e këtyre shkëmbinjve hapësinorë digjen dhe shpërbëhen para se të arrijnë planetin, por disa ende mund të kalojnë. Një tjetër asteroid është gati të kalojë dhe NASA ka lëshuar alarmin sot.

Detajet kryesore të asteroidit 2022 US14

NASA ka lëshuar një alarm për një asteroid të quajtur Asteroid 2022 US14. Asteroid ii madh, 39 metra i gjerë, i ngjashëm me madhësinë e një avioni komercial, pritet të kalojë jashtëzakonisht afër Tokës sot më 18 nëntor.

Distance e tij e afrimit do të jetë vetëm 3.2 milionë kilometra.

Asteroid tashmë është në rrugën e tij drejt Tokës, duke udhëtuar me një shpejtësi marramendëse prej 29.788 kilometra në orë.

Sipas the-sky.org, Asteroidi 2022 US14 i përket grupit të asteroidëve Apollo.

Ai u zbulua më 27 tetor.

Këtij asteroid i duhen 1192 ditë për të kryer një udhëtim rreth Diellit, gjatë të cilit distance maksimale e tij nga Dielli është 514 milionë kilometra dhe distance më e afërt është 144 milionë kilometra./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!