Një turist 65-vjeçar slloven ka humbur jetën pasi u rrëzua aksidenatlisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.
Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të mërkurë rreth orës 19:00.
65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale./abcnews.al